Lajme

Shpenzimet për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik/Bashkia e Tiranës shton edhe 10 mln lekë, tenderi sërisht pa garë

Fatura e konsiderueshme prej rreth 6 milionë euro për Kopshtin Zoologjik në Tiranë nuk ka mjaftuar për punimet. Bashkia e kryeqytetit ka dhënë edhe 8.3 milionë lekë të tjera, kjo për të vendosur mbi hapësirën ku do të qëndrojnë macet.

Shpenzimet për rikonceptimin e kopshtit zoologjik në Tiranë nuk kanë të ndaluar. Pasi ka dhënë rreth 6 milionë euro në shkurt të vitit 2020, bashkia e Tiranës ka shtuar edhe një tjetër shumë, këtë radhe për të vendosur mbi hapësirat ku do të qëndrojnë felinet, ose macet.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Sipas dokumenteve zyrtare Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka zhvilluar një procedurë që kap vlerën e 10 milionë lekëve. 

Pjesëmarrës në këtë procedurë rezulton të ketë qenë vetëm bashkimi i operatorëve VIANTE Konstruksion Sh.p.k. dhe ED Konstruksion Sh.p.k. me administratorë Gjergj Bezatin dhe Çuman Sejdiajn, të cilët janë shpallur automatikisht dhe fitues të tenderit. 

Duket se edhe kjo procedurë do ti bashkëngjitet numrit të tenderave ku nuk ka pasur garë.

Kompanitë në fjalë kanë ofruar një ofertë ekonomike prej 8.3 milionë lekë.

Ajo që nuk është e qartë është arsyeja se përse Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj nuk e ka planifikuar vendqëndrimin e maceve në tenderin që hapi në shkurt të 2020 për rikonceptimin e kopshtit zoologjik.

Por tashmë ky institucion ka vendosur të hedhë sërish para shtesë, këtë radhe për të blerë kafshë të buta dhe shpendë për kopshtin zoologjik me fond limit 3.4 milionë lekë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *