Shormaz: Orban është burimi më i rëndësishëm rus në BE, Vuçiq po tenton të përfitojë politikisht
Lideri opozitar hungarez, Peter Madar, i cili prej kohësh ka avantazh ndaj kryeministrit aktual, Viktor Orban, ka premtuar se, nëse fiton pushtetin në zgjedhjet e 12 prillit, do të hapë një hetim lidhur me pretendimet për eksploziv afër gazsjellësit, dhe do të përfshijë informacion mbi qëllimet e palëve të tjera për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari.
Deklarata e Aleksandar Vuçiqit se pranë kufirit serbo-hungarez, jo larg gazsjellësit “Balkanski tok”, u gjet eksploziv me fuqi shkatërruese, ishte një përpjekje “ndihme e vogël nga një mik serb për Viktor Orbanin”, thotë për RTK Live kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, Dragan Shormaz.
Sipas tij, ndihma e presidentit të Serbisë për kryeministrin hungarez ishte “e pamjaftueshme dhe e kota”.
“Megjithatë, Vuçiq nuk shkoi një hap më tej për të thënë atë që do të ishte më e dobishme politikisht për kryeministrin hungarez, për të cilin fitorja në zgjedhjet e 12 prillit nuk është aspak e sigurt. Lajmi që ndezi të gjithë këtë situatë erdhi pikërisht nga presidenti Vuçiq, i cili të dielën njoftoi se pranë infrastrukturës së gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë u gjet eksploziv. Ai nënvizoi se “njësitë E caktuara gjetën eksploziv me fuqi shkatërruese” pranë fshatit Velebit, duke shtuar se shteti mbron këtë infrastrukturë “si Kragujevacin dhe Nishin”.
Nga ana tjetër, prokuroria në Suboticë njoftoi se në vendin e incidentit u gjetën dy çanta me materie, që supozohet se ishte eksploziv plastik.
Megjithatë, Shormaz vë në dyshim logjikën e një skenari të tillë.
Duke iu referuar komentit të eurodeputetit austriak Helmut Brendšteter, i cili e quajti njoftimin e kryeministrit Orban për bombat e gjetura pranë Kanjizhës në Serbi “tregimin më idiot”, Shormaz kujton lidhjet e afërta mes presidentit serb dhe kryeministrit hungarez.
“Imagjinoni që do të ishte vërtet eksploziv i përgatitur për terrorizëm; a nuk do të ishte më logjike që i dyshuari, një migrant, të synonte rrëzimin e gardhit që Orban ngriti, në vend që të dëmtonte dhe migrantin dhe gazsjellësin? Po ashtu, nëse i dyshuari u pagua për të provuar diversionin në gazsjellës vetëm për para, pyetja është – kush kishte interes ta paguante? Shteti? Apo dikush tjetër? Serbia do të vuante pasojat e zgjedhjeve parlamentare në Hungari.”
“Megjithatë, jo aq për shkak të budallallëqeve që janë inskenuar, sa për shkak të bashkëpunimit të Orbanit dhe Vuçiqit në punë korruptive, që kanë ndodhur deri më tani,” kujton Shormaz.
Tensionet para zgjedhjeve në Hungari
Rasti ka marrë edhe një kuadër më të gjerë politik. Në Hungari, mediat e pavarura dhe një pjesë e opozitës kanë paralajmëruar më herët mundësinë e “operacioneve të rreme” që mund të rrisin tensionet para zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit.
Analistët e sigurisë kanë paralajmëruar skenarë ku incidentet në infrastrukturën kritike mund të shfrytëzohen për qëllime politike – madje edhe jashtë territorit të Hungarisë.
Mediat kujtojnë se incidenti ndodhi në Kanjizhë, një komunë me shumicë hungareze, vetëm një javë para zgjedhjeve, ku rezultati ishte shumë i jo i mirë.
Edhe në Serbi ka pasur reagime të ashpra të opozitës mbi njoftimin për përpjekjen e pretenduar për diversione.
Lideri i SRCE dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Zdravko Ponosh, vlerëson se regjimi i Vuçiqit përpiqet të rrisë besueshmërinë duke përfshirë ushtrinë.
“Vuçiq u mbështet sërish në reputacionin e ushtrisë te populli,” tha Ponosh për televizionin N1 në Beograd, duke konstatuar se “uniforma duket disi më bindëse”, por gjithçka “nuk ishte e mjaftueshme”.
Ai shton se “të gjitha tregojnë për një skenografi”, duke vënë në dukje se institucionet “kapën hapësirën dhe objektet, por jo fytyrën” që dyshohet për përpjekjen e diversioneve.
Ndikimi rus në Hungari
Shormaz gjithashtu shtrihet më gjerë dhe tregon marrëdhëniet dhe problemet që Bashkimi Evropian ka me kryeministrin aktual hungarez.
Ai vlerëson se Orban është “resursi më i rëndësishëm rus në BE”, duke përfunduar se një marrëdhënie e tillë i përshtatet Vuçiqit për balancim politik dhe narrativin rreth energjisë.
“Orban justifikon vendimet e Vuçiqit lidhur me eurointegrimet, sepse punojnë së bashku për të mbajtur narrativin mbi nevojën e blerjes së energjenteve ruse në Evropë,” thotë Shormaz për RTK Live.
Duke folur për marrëdhëniet ndërkombëtare, ai shton se Orban as nuk mund të ndihmojë dhe as nuk ndihmon Vuçiqin në Perëndim, ndërsa besimi i SHBA ndaj presidentit serb, sipas tij, është tashmë i dëmtuar.
“Vuçiqi në Uashington nuk ka ndihmë për disa arsye: së pari, administrata e presidentit Donald Trump nuk interesohet për Ballkanin Perëndimor; së dyti, Vuçiqi nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit në 2020 dhe nuk ka përmbushur asgjë prej saj – nuk ka përfunduar dialogun me Kosovën, nuk ka kryer diversifikimin energjetik, nuk ka zhvendosur ambasadën në Jerusalem dhe nuk ka zgjidhur aferën korruptive të ‘Shtabit të Përgjithshëm’,” shton Shormaz.
Për pyetjen se çfarë do të nënkuptonte për BE dhe rajonin një fitore e opozitës hungareze më 12 prill, Shormaz thotë se do të kishte pasoja më të gjera për rajonin, sepse nuk do të mund të relativizohej më tregimi mbi rëndësinë e NATO-s në rajon.
“Përveç kësaj, narrativa rus do të dobësohej ndjeshëm. Në Serbi, për shembull, do të kuptonim se duhet të harrojmë energjentët rusë dhe praninë e ushtrisë ruse përgjatë Danubit,” thekson ai.
Incidenti i cilësuar nga mediat serbe dhe hungareze shkon përtej pyetjes nëse kishte realisht kërcënim për diversione në kufirin serbo-hungarez dhe hap dilema më të gjera mbi mënyrën se si trajtohet siguria, veçanërisht në momente kur zgjedhjet – qoftë lokale apo rajonale – rrisin nevojën për manipulime politike, si dhe vënë në dyshim besimin jo vetëm te institucionet që raportojnë këto incidente, por edhe te motivet që qëndrojnë pas tyre.
Rruga Press

