BallinaLajme

Shoqërimi i aktivistëve të teatrit, Budina: Policia na goditi me shkelm në fytyrë

Regjisori Robert Budina, i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, i ftuar në “Ditari” në A2, tregoi se çfarë ndodhi të shtunën, kur u shoqëruan nga policia 4 aktivistë të teatrit.

Sipas tij, gjithçka nisi kur u ndalua një prej tyre: “Aktivistët e teatrit ndërhynë për të filmuar ngjarjen dhe policia nuk i rezistoi dot këtij veprimi fare demokratik. Ndërhynë ndaj atyre që filmonin, i shoqëruan në komisariat, i morën celularin, që merret vetëm në komisariat. Aty pastaj kanë goditur me shkelm në fytyrë njërin prej nesh”.

Lexo më shumë  Molotovë drejt selisë së PS, në flakë banderola me foton e Ramës "Vetëm Përpara"

“Kjo është një polici politike që nuk ndërhyn ndaj keqbërësve, por ndaj protestave. Nuk zbaton ligjin dhe nuk e njeh ligjin. Ne do t’i ndjekim penalisht këta njerëz, për të vërtetuar që njerëzit nuk duhet të bëhen vegla të një urdhri që nuk ka bazë ligjore. Ne ishim në rutinën tonë të përditshme, po shkonim aty ku bëjmë “live”-n përditë”, theksoi Budina.

Regjisori shtoi se ka një mllef të madh ndaj qeverisë dhe policisë ndaj Aleancës.

Lexo më shumë  Ministri Sveçla: Parcela në perimetrin e sigurisë së stacionit policor në Jarinjë doli pronë e Veselinoviqit, Berat Buzhalës dhe ish-ambasadorit në ShBA

“Ne do ta rikthejmë teatrin, kemi sinjale të qarta që edhe vetë ata, eksponentë të mazhorancës, duan ta rikthejnë teatrin, por duan ta bëjnë të duket sikur po e kthejnë ata. Po përpiqen që të tregohen qeveri që mirëkupton. Do të kthehet ashtu siç ishte, aty ku ishte, por do ta kthejnë qytetarët që janë me të drejtën”, u shpreh Budina. /A2 CNN/

Rruga Press

YouTube player