Lajme

“Shoqata e Tetraplegjikëve” nxirret në rrugë nga Veliaj, invalidët:Godina në Surrel e braktisur

 ‘Shoqata e Tetraplegjikëve’ kanë protestuar në lidhje me prishjen e godinës së tyre në Laprak dhe zhvendosjen e saj në Surrel. Për Fax News, Shpresa Spahiu ka deklaruar se e kanë të pamundur që të zhvendosen në Surrel. Përveç faktit që është shumë larg, Spahiu ka deklaruar se godinat që u janë ofruar janë të vjetra, të braktisura si dhe nuk ofrojnë asnjë standart për ta.

Gjithashtu mësohet se ambientet e mëparshme të ‘Shoqatës së Tetraplegjikave’ do të shfrytëzohen si hapësira për ndërtim pallatesh.

“Ne ishim dje ke bashkia e Tiranës dhe askush nuk na përfill. Thjesht na përcjellin. Sot shikoni çfarë ka mbetur nga e gjithë shoqata që në vitin 2002. Këto ambiente invalidët kanë kaluar shumë kujtime, kanë bërë shumë greva, më duket vetja sikur u shitëm pa asnjë vend që invalidët ta konsiderojnë shtëpinë e tyre. Këtu do ngrihet një pallat, por këtu do të thonë të gjithë ish shoqata, kjo është fatkeqësi sepse e ndjejmë veten e braktisur. Në legjislacionin shqiptar ka shumë ligje në mbrojtje të invalidëve por nuk gjejnë zbatim. Ligjet figurojnë vetëm në letra dhe nuk ka zbatim. As aksesueshmëria. Ambientet në Surrel që na kanë dhënë bashkia, në atë rrugë nuk shjkojmë dot, është gati e pamundur.

Diukur ishin prona të shtetit shqiptar sot jepen për të ndërtuar pallate. Ne kemi disa kohë që jemi pa zyra, gjysma e objektit këtu në Laprakë e shembën e hodhën në tokë. Edhe ne gati nuk kemi pasur zyra, nuk e dimë cfarë do të bëhet. Thjesht kërkojmë takime. Shikoni na kanë nxjerrë në rrugë, shikoni na i kanë nxjerrë të gjitha objektet në rrugë. Unë kërkoj një mbështetje nga shteti im dhe strukturat e shtetit. Të shikojnë me përbuzje duket sikur kërkojmë luks, por ne po kërkojmë ambiente më minimale. Ambjentet e reja në Surrel duken si një stallë kur i shikon nga larg, skano asnjë mundësi që të të jepet mundësi, ato janë godina jashtë standardit, janë godina të braktisura. Ne kemi pranuar në një farë mënyrë dakordësi për të shkuar në ato godina por bashkia të bëjë restaurim, aty nuk janë të shfrytëzuara nga ne për të vijuar veprimtarinë tonë të përditshme“, tha ajo.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Rruga Press

YouTube player