Bota

Shoferët e autobusëve të shkollave në Fier paralajmërojnë bojkot: Nuk na japin zgjidhje por vetëm gjoba

Shoferët e autobusëve të shkollave në Fier paralajmërojnë se nëse bashkia nuk u siguron një zgjedhje, të martën do të fikin automjetet dhe nuk do të dërgojnë asnjë fëmijë në shkollë.

Ata thonë se kanë aplikuar për autorizme për t’u futur në qytetet në orare të caktuara, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

“Nuk lejohen autobusat e nxënësve. Kanë muaj na janë qepur, nuk thonë çfarë problemi kanë. Ne punojmë me të keq, me gjoba, ditë për ditë. Të martën nuk del asnjë makinë në rrugë.”

Sipas tyre, bëhet fjalë për të paktën 100 shoferë nga ndërmarrje të ndryshme që kërkojnë zgjidhje.

“Duam orar që kur të marrim nxënësit të hyjmë e të dalim në qytet. Nuk na sqarojnë, vetëm vendosin gjoba. S’kemi asnjë përgjigje. Po na rëndon nafta, por edhe këta.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Aeroplanët e NATO-s rrëzuan një dron që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *