Lajme

Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë

Shkupi por edhe tre qytete të tjera në Maqedoni të Veriut prej disa ditësh janë pushtuar nga mjegulla e cila ka shkaktuar aksidente, por edhe anulime fluturimesh.

Autoritetet kanë vendosur masa urgjente për të trajtuar nivelet në rritje të smogut.

Nivelet e ndotjes së ajrit janë rritur 28 herë më shumë se pragu i sigurisë i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lexo më shumë  Dita 104 e protestës/“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

Qeveria ka rekomanduar kompanitë që të lënë pushim gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç nga puna.

Banorët që djegin materiale për të ngrohur shtëpitë e tyre, emetimet e automjeteve dhe shkarkimet industriale besohet se janë shkaqet kryesore të smogut.

Sipas matjeve të një kompanie zvicerane Shkupi është qyteti i tretë më i ndotur në botë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *