Lajme

​Shkroi për ndikimin ruso-serb në Mal të Zi, Filipoviq: Kam marrë kërcënime për ‘persekutim institucional’

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq ka thënë se ka marrë kërcënime të hapura për “persekutim institucional”, pas artikullit të tij të fundit që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi.

Ai përmes një postimi në X ka bërë të ditur se kërcënimet i ka marr nga “Alo”.

“Dhe tani po i marr këto kërcënime të hapura për “persekutim institucional” nga ‘Alo’, një tabloid i lidhur me shërbimin sekret shtetëror serb. Pse? Për shkak të artikullit tim të fundit akademik për NSF Journal që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi”, ka shkruar ai në X.

YouTube player