Kuriozitete

Shkon ta gjobisë, polici zbulon se është shefi…fik kamerën

Policia e Louisianas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në qendër të kritikave të opinionit publik, pas shfaqjes së një video ku tregohet një polic që shkon të gjobisë një person për shpejtësi, por heq dorë menjëherë, pasi në timon ndodhej pikërisht…shefi.

Videoja është filmuar nga kamera e makinës së policisë, e cila gjithashtu tregon efektivin që kur zbulon se ka të bëjë me shefin e tij, fik dhe kamerën e trupit për të mos filmuar ngjarjen.

Dy efektivët shfaqen duke biseduar me njëri-tjetrin, por nuk kuptohet cfarë kanë thënë pasi filmimi është pa zë.

Koloneli Lamar Davis, shefi i Policisë së Louisianas e pranoi ngjarjen dhe kërkoi falje për tejkalimin e shpejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *