Lajme

“Shko te shokët”, Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër mure (FOTO)

Pasi aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” ndërmorën gjatë natës një aksion, duke shkruajtur nëpër mure togfjalëshin ” Erion Veliaj shko te shokët”, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për fshehjen e ‘krimit’. Kjo parullë ka sjellë shqetësimin e Erion Veliajt për muret e ndërtesave në Tiranë. Ai ka urdhëruar punonjësit e bashkisë për të pastruar shenjat nga muret, duke i lyer ato. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, punonjësit e Bashkisë kanë dalë me kovë me bojë dhe me furçë për të fshirë vetëm shkrimet që shqetësojnë Veliajn.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Ky aksion ka ardhur, pas aferës me dosjen 5D të denoncuar nga drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi rreth 1 vit më parë. Afera e dosjes 5D Konstruksion, ka nxjerr hapur se si të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë vjedhur miliona euro nga tenderat e hapura nga Bashkia Tiranë me taksat e qytetarëve.

Nga ky hetim janë vënë në pranga 3 drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë dhe kryebashkiakun Veliaj. Nën hetim nga SPAK për korrupsion janë dhe 2 drejtoresha të Bashkisë Tiranë Eglantina Zëre dhe Debora Keçi.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave
YouTube player