Lajme

Shkëputen bovat në portin e Durrësit, Shërbimi Hidrografik me njoftim të rëndësishëm për lundërtarët

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në portin më të madh në vendin tonë.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi mbrëmjen e djeshme se do të kishte vonesa në nisjen e një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, si pasojë e motit të keq.

Trageti “Rigel VII”, parashikuar për t’u nisur për lundrim drejt Barit në orën 03:00, u nis me rreth 1 orë vonesë, ndërsa la portin e Durrësit rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte.

Gjithashtu, Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në kepin e Selitës dhe në hyrje të kanalit të portit Durrës pasi në det ka prani objektesh të ngurta pluskuese.

Lexo më shumë  Gërvalla viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike: Siguria kërkon profesionistë të përgatitur

Në një njoftim në faqen zyrtare, ai bën me dije se po punohet për riparimin e defektit të shkaktuar nga moti i keq.

“Njoftim për Lundërtarët!

Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.

Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!”

Rruga Press

Lexo më shumë  Përfundon numërimi i votave, LVV-ja fituese e padiskutueshme me 47.13%, siguron 53 mandate
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *