BallinaLajme

Shkencëtarët zbulojnë ilaçin që parandalon përhapjen e COVID-19 brenda 24 orësh

Hulumtuesit nga universiteti shtetëror në Georgia të SHBA-ve, pretendojnë se kanë zbuluar ilaçin anti-bakterial i cili brenda 24 orëve parandalon që të sëmurët të përhapin coronavirusin tek personat e shëndoshë, shkruan Daily Mail.

Bëhet fjalë për ilaçin MK-4482/EIDD-2801 i njohur ndryshe si Molnupiravir, i cili brenda ditës parandalon bartjen e COVID-19 tek personat e tjerë.

Lexo më shumë  Rizvanolli: KEK-u do të eksportojë 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut

Në krye të ekipit ishte mjeku Richard Plemper, i cili ka zbuluar se ilaçi është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

“Është demonstrimi i parë i ilaçit që në mënyrë të shpejtë bllokon bartjen e SARS-COV-2. Kjo nënkupton kthesë e madhe për shkencën”, ka shtuar Plemper.

Ndalimi i përhapjes së virusit derisa të mos ndodh vaksinimi masiv nëpër botë, do të parandalonte pasojat katastrofale që tashmë ka filluar t’i shkaktojë pandemia.

Lexo më shumë  Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

“Kemi vërejtur që ilaçi MK-4482/EIDD-2801 ka luftuar virusin në sistemin respirator, dhe në mënyrë të dukshme lufton përhapjen”, ka thënë për fund Plemper.

YouTube player