Shkencëtarët në SHBA po e zhvillojnë një vaksinë premtuese për kancerin në tru

Një vaksinë shumë premtuese që vret – dhe parandalon – kancerin në tru, është duke u zhvilluar nga shkencëtarët në SHBA, raporton “The Sun”.

Vaksina e re, ofron shpresë për personat që preken nga sëmundja vrasëse.

Trajtimi funksionon duke ndërhyrë gjenetikisht te qelizat kancerogjene dhe duke i transformuar në vrasës të kancerit dhe vaksina, për ta ndaluar sëmundjen të përsëritet.

Në eksperimente, vaksina ka funksionuar te minjtë që mbanin qeliza me prejardhje njerëzore – duke imituar atë që do të ndodhte me çdo pacientë.

Minjtë kishin formën më vdekjeprurëse të kancerit të trurit të quajtur glioblastoma.

Ekipi amerikan që po merret me zbulimin e vaksinës, ka përshkruar rezultatet si “premtuese”.

Autori i studimit, doktori Khalid Shah, i Spitalit “Brightma and Women’s” në Boston, ka folur për hulumtimin.

“Duke përdorur inxhinierinë e gjeneve, ne po ripërdorim qelizat e kancerit për ta zhvilluar një terapi që vret qelizat kancerogjene dhe stimulon sistemin imunitar, për t’i shkatërruar tumoret parësore dhe për të parandaluar kancerin”, tha Shah.

Kanceri i trurit shpesh është i pashërueshëm.

Norma është të operohesh, të trajtohesh me ilaçe të rënda dhe të shpresosh më të mirën.

Rreth 2500 raste me glioblastomë diagnostikohen çdo vit në Britani të Madhe dhe vetëm shtatë për qind të pacientëve mbijetojnë.

Vaksina, që po zhvillohet, është treguar e sigurt, zbatueshme dhe efikase te brejtësit, duke sugjeruar një udhërrëfyes drejt një terapie efikase.

Strategjia mund të jetë e zbatueshme në një gamë të gjerë të tumoreve. Do të vazhdojnë hetime të mëtutjeshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese