Kuriozitete

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të re në hapësirë e cila thuhet se sfidon dijet tona për universin

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të madhe në formë unaze në hapësirë, që thuhet se sfidon dijet tona për universin.

E emëruar si “Unaza e madhe”, struktura me një diametër prej 1,3 miliard vite dritë, llogaritet të jetë afërsisht 15 herë më e madhe se Hëna.

Unaza e përbërë nga galaktika dhe grupime galaktikash, u identifikua nga një studente britanike, Alexia Lopez, e njohur edhe për zbulimin e  strukturës “Harku Gjigant”.

“Përmasat e mëdha të strukturave, format e dallueshme, dhe afërsia kozmologjike, me siguri duhet të na tregojnë diçka të rëndësishme, por nuk dihet se çfarë saktësisht”, tha Lopez.

Strukturat e mëdha në univers si gjetja e fundit, thuhet se formohen përmes një procesi të njohur si paqëndrueshmëri gravitacionale, me përmasa prej 1,2 miliard vite dritë.

Zbulime të ngjashme janë bërë edhe nga kozmologë të tjerë. Njësia më e madhe që shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë është një grup galaktikash i njohur si Muri i madh Hercules-Corona Borealis, afërsisht 10 miliardë vite dritë i gjerë.

YouTube player