Bota

SHBA-ja s’i ndal sulmet ndaj rebelëve Huthi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndalur sulmet në lokacionet e grupit rebel Houthi në Jemen, edhe një ditë pas nisjes së sulmeve ndaj 30 pozicioneve.

Siç kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë, sulmet megjithatë të premten në mbrëmje (të shtunën sipas kohës në Kosovë) kanë qenë më të lehta se një natë më herët.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën bombardimet të enjten në mbrëmje ndaj caqeve të grupit rebel.

Sipas grupit, pesë anëtarë vdiqën nga sulmet, ndërsa ka paralajmëruar se do të përgjigjen ashpër. Por SHBA-ja e kishte njoftuar Houthin para se ta bombardonte, duke vënë në pah synimin që nuk do konflikt të zgjeruar.

Fuqitë perëndimore bombarduan Houthin pasi grupi rebel sulmonte anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.

Lexo më shumë  Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
YouTube player