Kuriozitete

Shkenca prapa erës së shiut, “aroma e parajsës”

Ka diçka që të kënaqë rreth erës së shiut. Është një aromë që është veçanërisht e ndjeshme në fund të periudhës së thatë në verë. Disa pretendojnë se është pjellë e imagjinatës, por është një erë reale e quajtur “petrichor” – i krijuar nga dy shkencëtarë australianë që zbuluan origjinën e tij më 1964. Fjala vjen nga fjalët greke për gur, “petra”, dhe “ichor”, lëngu i artë që thuhej se është në venat e të pavdekshmëve.

Burimi i erës është një kombinim i vajrave dhe kimikateve. Në një periudhë të thatë, bimët sekretojnë vajra për të sinjalizuar ndalimin e rritjes së rrënjës dhe mbirjes së farës, ndërsa kimikatet vijnë nga reagimet e baktereve.

Shiu që bie mbi tokat me pluhur është i mbushur me këtë përzierje dhe era lëshohet kur flluska të vogla ajri ngrihen dhe shpërthejnë nga një pikë shiu, duke hedhur substancë në formën e një spërkatje të imët, shkruan Guardian.

Duke përdorur kamera me shpejtësi të lartë, studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts kanë qenë në gjendje të filmojnë flluska të ajrit që dalin nëpër pikat e shiut.

Aroma është e mirëpritur sepse paralajmëron fundin e një thatësire./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *