KryesoreLajme

Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me komandën e ushtrisë amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj, përcjell KosovaPost.

Lexo më shumë  REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Maqedonci ka falënderuar kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e saj të re.

“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, ka thënë ministri Maqedonci.

Lexo më shumë  Kjo është fytyra ime, fytyra e karriges, fytyra e trishtuar e shkatërrimit të shtetit
YouTube player