Lajme

Shkëmbim zjarri në mes policisë dhe të dyshuarit për kontrabandë në veri, goditet polici me veturë

Një gjuajtje me armë zjarri në mes Policisë së Kosovës dhe të një dyshuari ka ndodhur pas mesnatës në afërsi të Joshanicës në Leposaviq.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvëndëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Në përpjekje për të ikur, i dyshuari kishte goditur policin me veturë.

“Nuk është ndalur, ka goditur një polic dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, ka thënë Elshani për Dukagjinin gjersa theksoi se polici ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas informatave të Elshanit, i dyshuari ishte duke bartur miell.

Rruga Press

YouTube player