Lajme

Shkatërrohen rreth 1000 armë të konfiskuara

Policia e Kosovës të enjten përmes një ceremonie zyrtare bëri shkatërrimin e afro 1000 armëve të konfiskuara dhe pajisjeve të ndryshme të paligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë, kjo tregon se shkatërrimi i armëve të sekuestruara është hap vendimtar drejt sigurisë më të madhe në Kosovë, si dhe duke dërguar një mesazh te të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë kufijve, se Kosova është e vendosur për të mbajtur sundimin e ligjit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe për të larguar armët ilegale.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

“Në këtë ceremoni të shkatërrimit të armëve morën pjesë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, UNDP-ja dhe zyra e BE-së, të cilët dërguan mesazhet e tyre te mediat dhe opinioni i gjerë, se duke shkatërruar dhe larguar këto armë nga qarkullimi, po kontribuojmë në krijimin e një mjedisi të sigurt që promovon sigurinë, shpëton jetë njerëzish si dhe parandalon e shmang tragjedi të mundshme”, thuhet në njoftim.

Në baza vjetore, Policia konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivet artizanalë.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

“Përderisa në këtë ceremoni me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i (993 armë), prej tyre  372 armë të gjata dhe 621 shkurta, si dhe pajisje tjera”, vijon njoftimi.

Policia ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të raportojnë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që të dorëzohen dhe të largohen armët ilegale nga duart e qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player