KryesoreLajme

Arrestohet një person për krime gjatë luftës

Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person i nacionalitetit serb, me dyshimin se ka kryer krime lufte.

Ai dyshohet se në Komunën e Istogut ka kryer plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile gjatë marsit të 1999-s.

Me urdhër të prokurorit, i pandehuri me inicialet T.P. gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor.

Lexo më shumë  Divjak: Asnjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk i beson më Vuçiqit

“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile. Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin policor.

Lexo më shumë  U.D. Presidentja Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rruga Press

YouTube player