Lajme

Shkarkohet një avokate shtetërore, Sallahu ia numëron “shkeljet”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se është shkarkuar nga shërbimi civil, avokatja Shtetërore, me inicialet I.A.

Sallahu, i ka numëruar “shkeljet” e avokatës në fjalë.

▪ Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës;

▪ Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët;

▪ Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore;

▪ Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit;

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

▪ Ka mbrojtur në Gjykatë, Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) në një rast, në të cilin Gjykata Themelore ka marrë Vendim që ka prodhuar obligime financiare për SHKK, Avokatja në fjalë nuk e ka njoftuar fare institucionin dhe lënda ka përfunduar në përmbarim.

▪ Ka pranuar Vendimin për një rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për të njëjtin nuk e ka njoftuar MPB-në dhe as nuk ka ushtruar ankesë, duke i krijuar MPB-së obligim financiar prej rreth 7 mijë eurosh.

▪ Nuk ka raportuar tek udhëheqësi.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Sipas Sallahut, veprime të tilla janë të papranueshme.

“Veprime të tilla minojnë dhe cënojnë interesin publik dhe janë të papranueshme.  E përshëndes Vendimin e Komisionit dhe pres që raste të tilla të jenë mësim për ata që Institucionin publik të vendit tonë e shohin si mundësi për zhvatje e krijimin e përfitimeve të paligjshme vetjake a të palëve të tjera.  Pandëshkueshmëria ka qenë sëmundja më e përhapur në institucionet publike për shkak të ish pushtetarëve. Nuk duhet e nuk do të jetë më”, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player