KryesoreLajme

Shkarkohet Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të premten.

Gjatë ditës u bë e ditur se KPK-ja do të mblidhet në takim të jashtëzakonshëm me pikë të rendit të ditës diskutimin për performancën e Isufajt. 

Isufaj u rizgjodh në këtë pozitë më 2023, ndërsa për herë të parë qe zgjedhur më 2019.

Lexo më shumë  Kurti në Samitin e Berlinit: Është koha që Kosova të hapë negociatat për në BE

Ai ka qenë fytyra më e kritikuar në Prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Isufaj qe votuar nga Këshilli Prokurorial për Kryeprokuror të Shtetit, por atëkohë procesi mbeti pezull dhe nuk qe dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Madje kryeministri Albin Kurti pati thënë se në prokurori “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm, e që është Blerim Isufaj”.

Lexo më shumë  PDK i kërkon presidentes ta rikthejë në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Speciale që e solli vetë në Kuvend

Më 2 shtator, Isufaj pati përplasje me anëtarë të Këshillit Prokurorial. Përplasjet përfunduan me rrëzim të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për 2025.

YouTube player