Lajme

Shkarkohen nga detyra katër anëtarët e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draftstatusit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiqiq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviç”, ka shkruar Krasniqi.

Vendimi i parë për themelimin e këtij Ekipi ishte marrë në qershor të vitit 2013, në kohën kur Qeveria drejtohej nga Hashim Thaçi. Vendimi i dytë ishte marrë në qershorin e 2016-s, gjatë qeverisjes nga Isa Mustafa, kurse i treti në shtator të 2020-s, gjatë Qeverisë së Avdullah Hotit.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovië. Dy të tjerët janë ndryshuar vazhdimisht, teksa Danijela Vujiçiç u bë nëtarja më e re dhe ishte emëruar edhe koordinatore e Ekipit Menaxhues.

Pas përfundimit të takimit dje në Bruksel, Albin Kurti tha se drafti që propozoi ekipi serb për Asociacionin binte ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Në këtë takim pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pas dhamë qëndrimi tonë se një draft i tillë çfarë dëgjuam e lexuam është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj ne do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.

Me këtë rast unë propozova një draft vizion si kryeministër përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Gjithsej në 10+1 pika kam propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, theskoi ai.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *