Lajme

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese vendos të enjten në orën 10:00

Mbyllet për sot seanca maratonë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Trupa gjykuese në Gjykatën Kushtetuese ka vendosur shtyrjen e seancës për të enjten në orën 10:00, ku edhe do të vendoset për shkarkimin apo jo të kreut të shtetit.

Seanca u shty sot me kërkesë të këshilltarit ligjor të presidentit, Bledar Dervishaj. Ky i fundit ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me përgjigjet e Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Më herët mbrojtësit ligjorë të Metës kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese me argumentin se ata nuk kanë legjitimitetin e duhur.

Rruga Press

YouTube player