Bota

Ministri i Energjisë së Katarit, Al-Kaabi: Nuk mund t’i plotësojmë nevojat evropiane për gaz

Katari nuk do të jetë në gjendje të kërcejë dhe të plotësojë nevojat evropiane për energji në rast se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës shkakton mungesë, paralajmëron ministri i Energjisë së Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi.

Ky i fundit deklaroi se shpreson që situata të shtensionet përmes diplomacisë mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton reuters.

“Askush nuk mund të zëvendësojë sasitë e gazit që i nevojiten Bashkimit Evropian – pa ndërprerë furnizimet në pjesë të tjera të botës në të njëjtën kohë”, tha Al-Kaabi në një deklaratë të lëshuar pas një takimi me komisionerin e Bashkimit Evropian për Energjinë, Kadri Simson.

“Siguria e furnizimit të Evropës kërkon një përpjekje të bashkërenduar nga shumë aktorë”, shtoi ai. Ai shprehu shpresën se tensionet në Evropë mund të zgjidhen përmes diplomacisë, në mënyrë që të gjithë furnizuesit të mund të punojnë së bashku për të garantuar sigurinë e energjisë në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Katari është një aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe partneri kryesor tregtar dhe politik i BE-së, sipas reuters. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Rusia po përgatit një pushtim të Ukrainës dhe ka pyetur Katarin dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj në javët e fundit nëse mund të rrisin furnizimin me gaz në Evropë në rast të një ndërprerjeje të furnizimit nga Rusia.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

“Për ne në Katar detyrimet kontraktuale janë të shenjta”, theksoi ministri Al-Kaabi, duke thënë në mënyrë indirekte se nuk do të mund të ridrejtojë një pjesë të dërgesave në Evropë, të cilat sipas marrëveshjeve duhet t’i dorëzojë vendeve të tjera.

Rruga Press

YouTube player