Bota

Shkalla e spiunazhit kinez në Amerikë/ Shefi i FBI-së i tronditur, s’kemi parë ndonjëherë përmasë të atillë

Shefi i FBI-së amerikane është tronditur nga shkalla e spiunimit që bëjnë kinezët në Amerikë dhe infrastruktura që ata kanë. Spiunazhi kinez në SHBA është bërë aq i përhapur sa FBI-ja po nis mesatarisht dy hetime kundërzbulimi në ditë për të sfiduar aktivitetin e gjigantit aziatik, tha drejtori i byrosë, Christofer Wray.

Ai akuzoi Pekinin për operacione hakerash që kërkojnë të vjedhin informacione nga instuticionet amerikane që merren me zhvillimet tekonologjike, shkencore dhe mjekësore.

Christopher wray tha se ai ishte “i mahnitur” nga shkalla e përpjekjeve kineze për të vjedhur teknologjinë amerikane. Në një intervistë të fundit ai tha se kundërzbulimi amerikan lidhur me Kinën hap mesatarisht çdo 12 orë nga një çështje, teksa me më shumë se 2,000 raste janë aktualisht në proces.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Wray u shpreh i shqetësuar për shkallën e vjedhjes së të dhënave që kanë bërë kinezët. Sipas tij, në këtë shkallë, nuk kanë vepruar as të gjitha vendet e tjera bashkë. “Shkalla e programit të tyre të hakerimit dhe sasia e të dhënave personale dhe të korporatave që hakerët e tyre kanë vjedhur, është më e madhe se çdo vend tjetër së bashku,” tha ai në intervistë.

Shefi i FBI-së kishte paralajmëruar më herët se spiunazhi ekonomik i Kinës ka arritur një nivel të ri i cili është “më i pafre dhe më i dëmshëm se kurrë më parë”.

Qeveria kineze ndërkaq insiston në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë lidhje me akuzat për vjedhje të sekreteve të biznesit amerikan.

Rruga Press

YouTube player