Lajme

Shiu “mbush” Fierzën, dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike

Reshjet e shiut kanë përmirësuar gjendjen energjitike në vend. Sipas Korporatës Elektronergjitike Shqiptare prurjet në kaskadën e Drinit kanë arritur në 1220 m3/s. nga 85 m3 në sekondë që kanë qenë para një jave. Po ashtu edhe niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur  të kaloj pikën kritike ndërsa niveli i regjistruar është 267.5 m dhe prurjet 600 m3 në sekondë.

Edhe nëHEC-et të tjera gjendja  ka njohur përmirësim, në Koman  niveli ka arritur 169.6 m ndërsa  prurjet 300m3/s. Ndërsa në Vaun e Dejës niveli rezulton  74.3 m3/s dhe  prurjet 320m3/s.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

KESH bën të ditur se në Fierzë  aktualisht nuk po prodhohet energji elektrike me qellim rritjen e rezervës e cila për momentin është 438 GWh ndërsa në dy hecet e tjera po prodhohet me kapacitet të plotë.

KESH bën me dije se nëse vijojnë reshjet atëherë do të  stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se aktualisht vijon importi pasi sasia e energjisë është parablerë.

Po nëse  prodhimi  i energjisë  do të ketë këto ritme atëherë vendi do të ul importin e energjisë  në bursë e cila ka njohur një rritje të konsiderueshme  të çmimit gjatë kësaj periudhe për shkak të krizës energjitike. Pak muaj më parë qeveria ka shpallur emergjencë energjitike në vend.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 267.5 mmnd

Hec Koman 169.7 mmnd

Hec Vau i Dejës 74.3 mmnd

Prodhimi i energjisë

NË KASKADË  10.150 MWh

REZERVA ENERGJITIKE  437,98 GWh

PRURJET NË HECE

Fierza           600 m3/s

KOMAN         300 m3/s

Vau i dejës    74,3 m3/s /abc/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *