Lajme

Bashkitë s’marrin dot hua, borxhet e shumta të qeverisë penalizojnë pushtetin vendor

Marrja e vazhdueshme e huave në sasi të larta nga qeveria po penalizon pushtetin vendor. Zgjerimi i borxhit publik në gati 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, po “përjashton” në një farë mënyre bashkitë nga marrja e kredive për të kryer investime apo punime civile.

Për studiues të financave publike, nevoja që bashkitë të mund të marrin borxhe bëhet edhe më e nevojshme tani, për shkak të situatës së vështirë financiare që institucionet e pushtetit vendor po kalojnë. 

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Ky shqetësim është ngritur edhe nga përfaqësues të bashkive, që teksa vlerësuar si të pamjaftueshme fondet e dedikuara për vitin e ardhshëm, kërkuan më shumë mbështetje nga pushteti qendror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *