KryesoreLajme

Shitja që po ia bën Kryetari i Prishtinës vendimit të OSHP-së, se e drejta është në anën e Komunës dhe se mund të vazhdojë me zgjedhjen e një kompanive tjera për menaxhimin e mbeturinave, është MANIPULIM i kulluar dhe i qëllimshëm

Shkruan Arben Brovina

Shitja që po ia bën Kryetari i Prishtinës vendimit të OSHP-së, se e drejta është në anën e Komunës dhe se mund të vazhdojë me zgjedhjen e një kompanive tjera për menaxhimin e mbeturinave, është MANIPULIM i kulluar dhe i qëllimshëm.

Vendimi i OSHP-së ka fuqi vetëm për procedurën e tenderit – kurgja më shumë. Ai nuk i jep të drejtë Komunës të anashkalojë rregulloren që është në fuqi dhe që e përcakton qartë se vetëm “Pastrimi” ka të drejtë me mbledhë mbeturinat në Prishtinë. Derisa kjo rregullore nuk është shfuqizu prej gjykatës, ajo është ligji, dhe të gjithë janë të obliguar ta zbatojnë.

Lexo më shumë  Konjufca: Askush nuk mund të na përçajë për luftën tonë çlirimtare

Kryetari po e përdor këtë vendim si mbulesë për një agjendë të qartë politike dhe klienteliste – e kuptojmë, fushata ka nisë. Po mundohet me e shit këtë si zgjidhje, kur në fakt është shkelje e rregullave, tentim me anashkalu vendimin e Kuvendit, dhe nënçmim i qytetarëve.

Në vend me e zbatu ligjin, po mundohet me na imponu mashtrimin si normalitet. E kjo nuk është qeverisje – kjo është abuzim me pushtetin.

Lexo më shumë  BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po e shkel marrëveshjen e vitit 2015

Rruga Press

YouTube player