Kryesore

Rritet në 21 numri i viktimave nga sulmi rus në Kiev, mbi 130 të plagosur

Autoritetet ukrainase njoftuan se numri i viktimave nga sulmi i rëndë ajror rus në Kiev është rritur në 21, ndërsa mbi 130 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe në qarkun Solomianski të kryeqytetit.

Lexo më shumë  ​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Sulmi, i konsideruar si një nga më të rëndët në tre vitet e luftës, u zhvillua të martën, kur Rusia lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Kievit dhe rajoneve të tjera.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi ofensivën si “një prej sulmeve më të tmerrshme ndaj kryeqytetit” dhe tha se në mbarë vendin janë lëshuar 440 dronë dhe 32 raketa.

Lexo më shumë  Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos mbyllë sytë” përballë këtyre sulmeve, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme për mbrojtjen e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player