Lajme

Shirat e rrëmbyeshëm sjellin përmbytjet e para në Shkodër, qindra hektarë nën ujë

SHKODËR – Zona e Nënshkodrës ka shënuar përmbytjet e para si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë qarkun në 24 orët e fundit. Kështu, në fushën e Goricës janë rreth 200 ha tokë nën ujë si shkak i përroit kufitar me Malin e Zi, në të cilin nuk është ndërhyrë. Në lidhje me situatën e krijuar ka folur edhe administratori i Njësisë Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, Arben Ceni.

Në një prononcim për ‘Fax News’, Ceni shprehet se ka një përgjigje për ministrin Peleshi, ndërsa shton se zona e Obotit ka problem vetëm me mirë-menaxhimin e kaskadës së Drinit, teksa solli në vëmendje një tjetër problematikë, atë që banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërbliket e tyre për dy përmbytjet e fundit.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

“Pas shirave të fuqishëm dy ditët e fundit, gjendja e zonës duket normale por përveç fshatit Muriçan ku ka një përmbytje të rreth 200 hektarë tokë dhe kjo vjen nga përroi ndërkufitar. Këtë problem e kemi ngritur dhe herë të tjera dhe nuk është vënë dorë.

A është bërë ndonjë ndërhyrje?

Pavarësisht se Bashkia Shkodër ka bërë hapjen e kanaleve kulluese vitin që shkoi, këto prurje të mëdha dhe përroi, kuotat e ujit rriten dita ditës dhe jemi afër një përmbytje të madhe. Situatën e dimë më mirë se Peleshi, zona e Obotit është normal, mund të kemi ndonjë problem vetëm me kaskadën e Drinit.

Cila është thirrja e juaj?

Ceni:Sytë i kemi te kaskada, duhet menaxhuar mirë dhe përmbytja mund të bëhet akoma më e madhe sepse shteti shqiptar nuk po ndërhyn. Po punojmë për hapjen e një kanali kryesor por banorët kanë ende frikë se dora e shtetit nuk shihet. Aata akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve të para, presin në mëshirë të fatit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *