ArgumentKryesore

Shihni narracionin e gënjeshtër që po ngrihet në Serbi për rastin e të moshuarës në Pejë. Njëlloj ndërtohet gjithë historia e rreme e “luftës së shenjtë” serbe që “duhet” të mbrohen nga shqiptarët

Ditën e djeshme u publikuar një video ku dukej se një e moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, po cënohej fizikisht nga një infermiere.

Ndërkohë mediat serbe shfrytëzuan rastin që të bëjnë propagandë. Duke publikuar rastin, mediat serbe i janë referuar se “infermerja shqiptare rreh plakën serbe”.

“Shqiptarja godet me shuplakë një plakë serbe në Pejë me mbështetjen e kolegëve të saj”, thuhet në një titull.

Ndërkohë, në foton e fundit duken një person me emrin Dr. Branimir Nestoroviq, i cili shkruan se në Pejë, infermierja “shiptare” e torturon plakën serbe në spital, ndërkohë që koleget e saj qartazi e mbështesin dhe qeshin.

Këto delirime që vijnë nga Serbia nuk janë aspak rast i izoluar dhe keqkuptim, por një metodë e zakontë e propagandës, metodë përmes së cilës është ngritur gjithë narracioni historik se Kosova është origjina dhe themeli i shpirtit të kombit serb, e se ky shpirt serb është mpakur nga shqiptarët.

Lexo më shumë  Goci: Vendosmeria e qeverisë së Kosovës e bëri të qartë që paqja vjen kur secili ruan atë që i takon dhe jo kur lyp mëshirë tek më të pushtetshmit

Këto narracione ngrihen, sigurisht, përmes viktimizimit, siç duket në rastin më të fundit, ku edhe gruan e moshuar shqiptare nga Peja, e cila për më tepër është nëna e dëshmorit për liri Taulant Nura, i vrarë pikërisht nga forcat serbe, e bëjnë serbe dhe këtë e përdorin për të forcuar idenë e gënjeshtërt se serbët në Kosovë dhunohen, e në këtë mënyrë duhet të mbrohen nga shteti serb, pse jo edhe përmes futjes së ushtrisë serbe në Kosovë.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Të njëjtin narracion të gënjeshtër manipulues e ka përdorur edhe diktatori serb, krimineli i luftës Sllobodan Millosheviq, i cili kreu spastrim etnik në Kosovë me ushtrinë serbe në emër të mbrojtjes së serbëve në Kosovë, të cilët, sipas propagandës së shtetit serb po dhunoheshin nga shqiptarët.

Shihni me kujdes të gjithë narracionin e gënjeshtër që po ngrihet në Serbi për rastin e të moshuarës në Pejë. Njëlloj ndërtohet gjithë historia e rreme e “luftës së shenjtë” serbe, të cilët “duhet” të mbrohen dhe shpëtohen nga shqiptarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *