Lajme

Shifrat/ Sa para ka paguar Veliaj në 2023 për aferën e inceneratorëve

Ndonëse dy bosët e inceneratorit të Tiranës Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me masë ‘arrest në burg’ nga GJKKO, pikërisht për përfshirjen në aferën me impiantet e përpunimit të mbetjeve, Bashkia e kryeqytetit vazhdon rregullisht pagesat për koncesionarin në fushën e mbetjeve në Sharrë, Integrated Energy BV SPV.

Sipas të dhënave zyrtare që disponon nga drejtoria e thesarit në ministrinë e financave, vetëm për vitin 2023 kur Zoto dhe Mërtiri ishin shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, bashkia e kryeqytetit ka paguar për inceneratorin e Tiranës 12 fatura, me një vlerë totale prej rreth 410 milionë lekësh ose rreth 4,1 milion euro.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Për muajin shkurt ka 3 fatura, për marsin 5 fatura, për majin 2 fatura dhe po kaq për muajin shkurt. Faturat kanë përshkrimin ku thuhet se pagesat kryhen për vazhdimin e kontratës koncesionare dhe depozitimin e mbetjeve, ndërsa përmenden dhe situacionet e punimeve çdo muaj.

Sipas shifrave zyrtare në total që nga viti 2018 e deri më tani për inceneratorin e Tiranës janë paguar 239 fatura nga institucionet shtetërore të përfshira në marrëveshje, me një vlerë totale prej rreth 6,5 miliardë lekësh ose rreth 65 milion euro me kursin e sotëm zyrtar./BW

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player