KryesoreLajme

Shifrat/ A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë?

A është industria e ndërtimit në Tiranë përbaallë një flluske që mund të shpërthejë nga çasti në çast? Kjo pyetje është shtruar shumë herë, kurdo që kanë dalë milionat e metrave katrorë të lejeve të ndërtimit, rritja e pandalshme e çmimeve dhe qerave, apo edhe denoncimet e orgaanizmave ndërkombëtarë për shplarjen e parave përmes kullave të reja.

Në fakt gjithnjë është ngritur një dilemë. Si spjegohet kjo rritje e pandalshme çmimesh deri në 3-4 mijë euro metri2, kur shumë apartamente janë bosh. Si arsyetohet kjo thyerje e ligjësisë mes kërkesës dhe ofertës? Pikërisht në këtë drejtim ka investiguar gazetarja ekonomike Ola Xama, në emisionin e saj “Kronos”. Duke qenë se nuk ekziston një shifër tjetër zyrtare e banesave që qëndrojnë të pabanuara në kryeqytet, emisioni është rekur të zbulojë numrin e tyre sipas dokumentave të OSHEE. Aty rezulton se në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.

Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Këtë skanim i ka bërë situatës në emisionin Kronos Ola Xama. Dhe pasi ka bërë këtë radiografi ka ngritur një shqetësim: Nëse vazhdohet me këto rritme a mos po shkodet drejt një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë!

YouTube player