Bota

Nisin sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj rebelëve Huthi në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe të enjten vonë kanë nisur një valë sulmesh ajrore dhe detare ndaj objektivave të rebelëve të grupit Huthi në Jemen të mbështetura nga Irani.

Kjo si përgjigje ndaj sulmeve të këtij grupi ndaj anijeve tregtare amerikane në Detin e Kuq.

Ndërsa dëshmitarët në Jemen kanë konfirmuar për Reutersin sulmet në të gjithë zonën, të enjten vonë, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se do të ndërmarrin edhe veprime të mëtejshme nëse do të jetë e nevojshme.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

“Këto sulme janë një mesazh i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë nuk do të tolerojnë sulmet ndaj anijeve amerikane e ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë rrezikimin e rrjedhës së lirë të tregtisë ndërkombëtare” ka theksuar Biden.

Irani ndërkohë ka dënuar sulmet ndaj grupit Huthi. Një zëdhënës i grupit Huthi ka thënë se nuk ka justifikim për sulmet ndaj tyre dhe se grupi do të vazhdojë t’i sulmojë të gjitha anijet që shkojnë drejt Izraelit.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
YouTube player