Bota

Shifra rekord/ Rreth 10.000 raste të reja me COVID-19 në Çeki

Rreth 10.000 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Çeki njoftuan autoritetet të mërkurën (3 nëntor).

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 9.902 raste të të infektuarve. Një shifër e tillë nuk është shënuar në këtë vend të Bashkimit Evropian që nga muaji mars.

Numri i pacientëve të shtruar në spital kaloi shifrën 2.000 për herë të parë që nga muaji maj. Prej tyre 288 janë në kujdes intenziv. Çekia, sikurse edhe vendet tjera të Evropës Qendrore po shënojnë një rritje të rasteve me COVID-19. Autoritetet kanë bërë përpjekje të shmangin një mbingarkesë në spitale duke rritur shkallën e vaksinimit.

Lexo më shumë  Deklarata e antihumane e ministrit izraelit: Të vriten 30-40 palestinezë çdo natë, nuk e meritojnë të jetojnë

Mbi 6 milionë njerëz në vendin me 10.7 milionë banorë janë vaksinuar plotësisht. Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës. Çekia ka shënuar mbi 30.000 mijë viktima nga sëmundja që nga marsi i vitit 2020.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Epidemia e Ebolës më vdekjeprurësja në historinë e saj”, OKB: Shpërthimi më i shpejtë i regjistruar ndonjëherë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *