Sport

Shifra marramendëse për Salah, Liverpooli nuk kursehet, gati marrëveshja e re me të kuqtë

Një nga çështjet më të rëndësishme ditëve të fundit te Liverpool është rinovimi  i Salah. Kontrata e egjiptianit të sulmit skadon në vitin 2023, por të kuqtë mund ta humbasin në qershor, nëse futbollistit i vjen ndonjë propozim interesant.

Në dijeni për diçka të tillë, klubi i kuq ka filluar punën për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas Metro, gjërat mund të vendosen në vijë shumë shpejt. Marrëveshja e re përfshin përmirësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Salah fiton aktualisht 200 mijë paund në javë, sakaq me pagën e re do të fitojë 400 mijë paund në javë. Sipas llogarive të thjeshta, anësori do bëjë të tijat 25 milionë euro në sezon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *