Lajme

Sherr me grushte e shkelma mes dy grupeve shqiptare brenda aeroportit në Itali, publikohen pamjet

Dalin pamjet nga sherri i ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.

Siç shihet edhe nga videot, personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte.

Ndërkohë policia ka rrethuar vendin, por e ka të vështirë të ndajë personat që janë të përfshirë në dhunë fizike mes tyre. Një prej anëtarëve të grupit të përfshirë në sherr është në gjendje të rëndë.

Lexo më shumë  ​Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Kujtojmë se sherri ka degraduar në grushte e shkelma mes shqiptarëve, të cilët po prisnin për të fluturuar drejt Tiranës.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se përplasja ka nisur mes dy personave, ku njëri ka goditur bashkëkombësin e tij, i cili është shembur në tokë, por që ai ka vazhduar ta godasë me grushte.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *