BallinaLajme

Sherr me efektivin e “Shqiponjave”, dje i shkuan me armë në lokal, kush janë 4 “famozët” e Shkodrës që e kërcënuan

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona për sulmin ndaj lokalit të efektivit në Shkodër, Albert Pjetri. Bëhet me dije se bëhet fjalë për: Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dobrac të Shkodrës, në ambientët e jashtme të lokalit në pronësi të efektivit të “Shqiponjave” Albert Pjetri. Sot Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, mes tyre edhe “Kumbarin e Shkodrës”, Bardhok Planajn.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Në dëshminë e dhënë në Komisariat, efektivi tregoi se e kishte ndaluar gjatë një nate shërbimi Rivaldo Planajn dhe 3 të tjerët në makinë me të dhe i kishte sekuestruar mjetin. Kjo është e vetmja pistë që po hetohet deri më tani.

Rruga Press

YouTube player