Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit
Çfarë ndodhi që Ziadin Sela po shpërthen me kaq urrejtje dhe kaq ashpër ndaj KM të Kosovës Albin Kurti? Ai deklaratën e KM Kurti se në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston Ligj për gjuhën shqipe, porse ka vetëm një ligj për gjuhët, e quan lojë me djallin, lajthitje, skandaloze dhe shqetësuese. Një qëndrim plot zemërim ndaj KM. Ndaj një deklarate që thotë një të vërtetë absolute. Në legjislacionin e MV nuk ekziston një ligj të tillë. Se a nënkuptohet gjuha shqipe në Ligjin e gjuhëve, kjo hyn pastaj në interpretim.
Por cila ka qenë marrëdhënia e Albin Kurtit me Ziadin Selën gjatë këtyre 10 viteve të fundit?
Raportet fillestare të Ziadin Selës me Albin Kurtin datojnë qysh në kohën kur ai u nda nga Menduh Thaçi dhe PDSH-ja dhe formoi Lëvizjen për Reforma brenda PDSH-së. Ndër subjektet e parë, që do ta legjitimonte këtë lëvizje, ishte Lëvizja Vetëvendosje!, atë kohë në opozitë, dhe lideri i saj gjithnjë në ngritje Albin Kurti.
Në Kongresin e parë të LRPDSH-së, kongres që do të ndante përfundimisht z. Sela nga z. Thaçi, aty ku lëshoi farë themelimi i një partie të re, të vetmit mysafirë të huaj, njëherazi zyrtarë të lartë, që morën pjesë aty ishin dy funksionarë të LVV, respektivisht Ismail Kurteshi deputet dhe Boiken Abazi sekretar për marrëdhënie me jashtë. Këta të dy i dhanë edhe legjitimitetin mbarëkombëtar të kësaj lëvizje të re, atribut aq i rëndësishëm dhe i vlefshëm.
Vizitat dhe takimet e Ziadin Selës me Albin Kurtin prej asaj kohe u bënë të rregullta e të shpeshta. Albin Kurti, si një politikan me përkrahje më të madhe kombëtare, bashkë me të tërë LVV u bënë një përkrahje e fuqishme dhe një udhërrëfyes politik thuajse në çdo hap të karrierës politike të Ziadinit dhe partisë së tij të re.
KM Kurti ka qenë gjithmonë i vëmendshëm të ftojë z. Sela në çdo ngjarje kombëtare dhe shtetërore të Kosovës. Shumë shpesh vetëm atë. E ka ftuar në Prizren në manifestimin e Lidhjes së Prizrenit, ashtu sikur në Lezhë në manifestimin e Lidhjes së Lezhës për të shfaqur unitet dhe bashkim kombëtar.
Ziadin Sela u prit në një vizitë zyrtare nga kryeministri Kurti, qysh në fillim të mandatit të parë, si politikani i vetëm dhe i fundit shqiptar nga Maqedonia.
Z. Sela e ka pasur gjithmonë derën çelë si në selinë e LVV ashtu edhe në Zyrën e Kryeministrisë.
Sidoqoftë, Albin Kurti dhe LVV i kanë dhënë dorë Ziadin Selës dhe partisë së tij me kandidatin për president e zgjedhjeve presidenciale të 2019. Ai personalisht bëri fushatë për Blerim Reka.
Natyrisht që dallohet fushata e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2020. Aty zbarkoi thuajse e tërë Lëvizja.
Në Strugë erdhën zv. kryeministri i qeverisë së kohës dhe një anëtar kryesie. Në Gostivar shkuan dy anëtar të kryesisë Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha. Në tubimin e Kumanovës mori pjesë vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Kurse në tubimin qendror, me një video mesazh (për shkak të pandemisë) masës iu drejtuar personalisht kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke e ngritur pëllëmbën e dorës së djathtë dhe apleluar për ta votuar numrin 5 (pesë).
Duhet kujtuar me dhimbje ngjarjen e 27 prillit të 2017 që ndodhi në Kuvendin e MV.
Ajo çfarë ndodhi aty ishte tragjike. U rrah për vdekje një deputet shqiptar, gjegjësisht Ziadin Sela. Ishin tronditëse imazhet që qarkulluan nëpër media.
Pavarësisht situatës së rëndë dhe çfarë i ndodhi Ziadinit, asnjë instancë shtetërore si nga Shqipëria ashtu nga Kosova nuk e panë atë arsyeshme të reagojnë.
I vetmi subjekt politik që reagoi ishte LVV. Në një konferencë për shtyp dy figurat kryesore të saj Albin Kurti dhe Glauk Konjufca e dënuan me gjithë forcë atë ngjarje dhe kërkuan fajtorët të përgjigjen para ligjit. Asnjë politikan tjetër i atij niveli nuk reagoi.
Disa ditë më vonë, Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla dhe disa deputetë të LVV erdhën në spital për ta vizituar z. Sela.
LVV dhe kryetari i saj Albin Kurti vazhduan ta mbështesin z. Sela në çdo hap të rëndësishëm të karrierës së tij politike. E ndihmuan në të gjitha fushatat e zgjedhjeve.
Si ia zë goja Ziadin Selës të përmend të burgosurit e rastit të Kumanovës, kur sidomos ai vetë me nipin e tij ndërruan ligjin e Kodit penal për t’i shpëtuar organizatorët kryesor dhe orkestruesit e gjithë aksionit, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov?
Si nuk i vjen turp të përmende drejtësinë kur shpëtimtari i tij Feta Alimi u dergj burgjeve ndërsa Sasho Mijallkov cilit Ferrari nëpër Evropë?
Ziadin Selën e kanë mallkuar vuajtjet e Feta Alimit të pafajshëm që ia ktheu shpinën.
Si ndodhi që nipi i tij Krenar Lloga si ministër i drejtësisë liroi nga burgu organizatorin e ngjarjeve të 27 prillit.
Partia e Ziadinit e ka përmendur shpesh sindromën e Stokholmit, por nuk ka persona që janë dashuruar më shumë me xhelatët e tyre sesa vetë Ziadin Sela dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
E vërteta e Ziadin Selës është Feta Alimi!
Rruga Press