Bota

Shërbeu fshehurazi si agjent për qeverinë e Kubës, arrestohet ish ambasadori amerikan

SHBA– Një ish diplomat amerikan, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-ve në Bolivi është vënë në pranga nën akuzës e spiunazhit në favor të qeverisë së Kubës.

Manuel Rocha, 73 vjeç, u arrestua në Miami të premten, ndërsa më shumë detaje priten të bëhen publike rreth çështjes. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Rocha është akuzuar se ka punuar për interesat e qeverisë kubaneze, bëjnë me dije mediat e huaja.

Lexo më shumë  Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

Për 25 vite, ai ka shërbyer nën administratën demokratike dhe republikane, pjesa më e madhe në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë. I lindur në Kolumbi, Rocha u rrit në një familjes të klasës punëtore në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të bashkohej me shërbimin e jashtëm në 1981.

Ai ishte diplomati më i lartë i SHBA-së në Argjentinë ndërmjet viteve 1997 dhe 2000.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

Rocha shërbeu gjithashtu në Itali, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane dhe punoi si ekspert i Amerikës Latine për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

YouTube player