Lajme

“Shënjestra” po lëvizte me makinën e blinduar të Vis Martinajt, si u vra Klisman Preçi në Milot

Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të krimeve të rënda, ku vetëm brenda 5 ditësh janë vrarë katër persona përmes atentateve të mirëfillta mafioze. E ndërkohë që ndodh kjo, policia duket se është tërësisht e paaftë për të parandaluar ngjarje të tilla apo në zbardhjen e tyre.

Klinsman Preçi ishte viktima e radhës e atentateve që po marrin jetë njerëzish në aksin Fushë Krujë-Laç-Lezhë. Bashkë me të ishte dhe Ylli Ibrahimi, por ky i fundit mundi t’i shpëtojë atentatit duke qenë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autorët e dinin se objektivi i atentatit që ishte Ylli Ibrahimi lëvizte me makinë të blinduar prandaj edhe nuk tentuan t’i qëllonin në levizje, por priten që ata të dalin nga makina. Pas kësaj derdhën më shumë se 100 plumba në drejtim të tyre. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ABC, makina e blinduar ka marrë dëmtime të jashtme në xhama duke mbrojtur fillimisht Preçin dhe Brahimin.

Brahimit i është bërë edhe në fillim të këtij viti atentat, por shpëtoi. Ai njihet si njeri i afërt i Vis Martinajt, grupi i të cilit është nën shënjestër gjatë kohëve të fundit duke lënë disa të vdekur në atentate në Tiranë, Fushë Krujë dhe sëfundmi në Milot.

ABC mëson se makina në fjalë, një Toyota Land Cruiser i blinduar, me të cilin lëviznin mbrëmë Brahimi dhe Preçi përdorej edhe nga vetë Vis Martinaj. Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë, i cili mbeti viktimë e atentatit me tre të vdekur në Fushë Krujë, bashkë me Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Të dy personat lëviznin “Toyota” të blinduar “Land Chrysler”, pasi më parë i kishin shpëtuar atentateve mafioze.

Si i shpëtoi Ylli Brahimi atentatit në janar të vitit 2021

Ylli Ibrahimi i ka shpëtuar një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar. Atentatorët e biznesmenit, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.

Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.

Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar.

Si i shpëtoi Klisman Preçi atentatit në maj 2022

Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.

Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinës së të riut nga Miloti duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash./ ABC

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *