Bota

Shenjat e para të krizës së ngrohjes globale

Skuadrat e shpëtimit janë në garë për të gjetur të mbijetuarit e shkulmeve të baltës që kanë krijuar shkatërrim në Europën Perëndimore, duke vrarë të paktën 170 veta.

Shumë të tjerë ende rezultojnë të zhdukur pas reshjeve rekord që shkaktuan përmbytje në Gjermani dhe Belgjikë, ndërsa bilanci i vdekjeve pritet të rritet ende. Makinat e zhytura në ujë dhe baltë po kontrollohen për të gjetur trupa të pajetë, ndërsa niveli i ujit po bie dita-ditës.

Gjithsesi në kulmin e tragjedisë, një politikan gjerman është vënë në qendër të kritikave sepse u filmua duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura.

Liderët europianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet, që kanë prekur edhe Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën.

Ekspertët thonë se ngrohja globale e ka nxitur rrëshkitjen e dherave për shkak të reshjeve të shiut. Që nga nisja e erës industriale, llogaritet që toka është ngrohur me 1.2 gradë celcius.

Deri më tani, 180 persona janë zyrtarisht të vdekur në përmbytjet në Gjermani, përfshirë këtu edhe 4 zjarrfikës. Skuadrat e shpëtimit patën vështirësi të premten për shkak të kushteve të vështira, ndërsa të afërmit e viktimave prisnin në ankth për lajme të reja.

Autoritetet thonë se numri i njerëzve që konsiderohen të zhdukur është rritur. Në Rin-Vestfalinë Veriore, kërkuesit kanë kërkuar mes makinave të braktisura në rrugët e përmbytura, por ende nuk ka asnjë rezultatat.
“Në makinat që kemi kontrolluar deri tani, njerëzit ia kanë dalë të ikin. Por do të vazhdojmë kërkimet dhe kjo do të zgjasë ca kohë” ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Elmar Metke për Reuters.

Lexo më shumë  Asetet ruse për Ukrainën, vendet anëtare të BE bien dakord në parim për konfiskimin

Një banor i qytezës Shuld tha për AFP se makinat “u fshinë” nga rrymat e ujit dhe shtëpitë u shembën duke krijuar pamje të ngjashme me skena lufte.

Në një qytezë tjetër të Bad Nojer-Ahrvajler, banorët përgatiteshin për të nisur pastrimin, duke hequr baltën nga rrugët dhe duke pastruar oborret e shtëpive.

Por pas përmbytjeve, shumë biznese dhe zona të banuara janë shkatërruar krejtësisht. Rreth 100 banorë të Ahrvajler mendohet se kanë vdekur. Megjithëse operacionet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë, shumë njerëz kanë udhëtuar drejt zonave të prekura për të parë katastrofën, duke e detyruar policinë lokale të bëjë thirrje që të ndalen “turet zonave të katastrofës” ku banorët kanë pësuar humbje të mëdha. Thirrje të ngjashme janë bërë edhe në Holandë.

Kronikë e një katastrofe të paralajmëruar

Nga Roger Harrabin

Shkencëtarët kanë parashikuar prej vitesh që shirat e verës dhe rrymat e nxehta të ajrit do të bëhen gjithnjë e më ekstreme për shkak të ndikimit njerëzor në ndryshimet klimaterike.

Hanah Klok, professor i Hidrologjisë në Universitetin e Riding, tha për BBC: “Vdekjet dhe shkatërrimet nëpër Europë për shkak të përmbytjeve janë një tragjedi që duhen evituar. Fakti që pjesë të hemisferës veriore aktualisht po vuajnë temperatura rekord dhe zjarre duhet të shërbejë si një paralajmërim se sa i rrezikshëm mund të bëhet moti në një botë që vazhdon të nxehet”

Lexo më shumë  Ukraina sulmon depon ruse të karburantit

Shkencëtarët thonë se qeveritë duhet të ulin prodhimin e dioksidit të karbonit që nxit fenomenet ekstreme dhe të përgatiten për mot akoma më ekstrem.

Gjithsesi në Britaninë e Madhe, e cila u godit nga përmbytjet ditën e hënë, komiteti këshillues për ndryshimet klimaterike u tha ministrave se vendi ishte më pak i përgatitur për fenomenet e motit ekstrem nga pesë vite më parë.

Në Belgjikë, ushtria u dërgua në katër nga 10 provincat e vendit për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Kryeministri Aleksandër De Kro e shpallit 20 Korrikun ditë zie. Ai tha se këto përmbytje, që kanë shkaktuar 27 vdekje në Belgjikë, mund të jenë më katastrofiket që ka parë ndonjëherë ky vend.

Skuadra shpëtimi kanë mbërritur nga Franca, Italia dhe Austria në qytetin e Liezhit, ku banorët janë evakuuar në masë për shkak të përmbytjeve.

Edhe në Holandë, mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre nga provinca e Limburg pasi niveli i ujit është rritur duke përmbytur qytete, pas shpërthimit të një dige. Por niveli i ujit ka rënë në qytetin jugor të Mastrihtit dhe rrethina, ku banorët kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre të premten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *