Lajme

Shembjet në Kombinat, banori: Isha mirë, më prishën shtëpinë. Kam marrë kredi për të paguar qiranë

Vijon procesi i shembjes së banesave në Kombinat për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit.

Janë rreth 300 familje që preken. Shqetësues për banorët është se çfarë do të ndodhë me ta, ku do akomodohen, a do marrin bonus qiraje dhe a do përfitojnë banesë në përfundim të rindërtimit.

Një prej banorëve, të cilit i është shembur banesa, thotë se nuk figuron fare në listën e bashkisë.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

“Emri im nuk figuron fare, banesa ka qenë në proces legalizimi. Kam marrë një shtëpi me qira, 250 mijë lekë, e paguaj vetë. Unë isha mirë në terezinë time, këta që e kanë prishur të më gjejnë zgjidhje. Kam 4 fëmijë. Këtu janë interesuar vetëm për zgjedhje.”

Për Ora News, ai tregoi se i është dashur të marrë kredi për të paguar qiranë e banesës ku po jeton aktualisht.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

“Kam marrë kredi për shtëpinë me qira, kërkojnë 3 muaj paradhënie”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *