Lajme

Shembja e banesave te ‘5 Maji”, avokatja: Banorët në proces legalizimi që 2006, iu cënua e drejta

Fadromat Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit u rikthyen sot, 1 shkurt 2022, në Njësinë nr 4 në Tiranë. Efektivët e policisë, të lartë në numër, bllokuan qarkullimin në rrugët kryesore që herët në mëngjes. IMT rrafshoi 9 ndërtesa, mes tyre shtëpi e biznese.

Në lidhje me këtë avokatja Orgesa Serani, në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, është shprehur se banorët kanë filluar proceduarat për legalizimin e banesave që në vitin 2006, por që prej asokohe nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ajo tha se banorëve po ju prishen banesat, të cilat kanë një jetë që i kanë ndërtuar.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Orgesa Serani: Banorët kanë që në vitin 2006 që kanë filluar procedurat e legalizimin e banesave të tyre të ndërtuara edhe para vitit 2005. Kanë pritur nga institucionet që të bëhet legalizimi i banesave, dhe nuk mundet kurrsesi që të dalë një vendim siç ka dalë vendimi i Këshillit Kombëtar të  territorit dhe t’i lërë banorët pa dëmshpërblim, pa legalizuar banesat e tyre. Po ju prishin banesat që kanë një jetë që i kanë ndërtuar dhe kanë gjithë këto vite që presin procedurat e legalizimit.

Sipas saj, banorët kërkojnë dëmshpërblimin e banesave, ndërsa shton se u është cenuar e drejta në mënyrë flagrante.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Orgesa Serani: Është e drejta më minimale e banorëve të kërkojnë të dëmshpërblehen njëherë për banesat e tyre dhe më pas të bëhet ky projekt.

Ata thjesht duan dëmshpërblim, sepse ata nuk janë kundër projektit të ndërtimit. Banorët janë të indinjuar nga kjo situatë. Nuk mund t’u cenosh të drejtën në mënyrë flagrante. Duhet të dalë një VKM që fillimisht të dëmshpërblehen banorët e më pas të filloj projektin. Ne kemi filluar procedurat që në momentin që kemi marrë ankesë nga banorët. Banorët kanë bërë edhe kallëzim penal duke qenë se mendojnë se janë cenuar të drejtat e tyre.

YouTube player