KryesoreLajme

Shembja e banesave, banorët e ‘5 Majit’ kallëzim penal në SPAK për Ramën, Ahmetajn, Veliajn e Ballukun

Banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë kanë bërë kallëzim në SPAK sot në lidhje me shembjet e banesave të tyre në kuadër të procesit të rindërtimit.

Avokatja e banorëve, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se kanë bërë kallëzim penal ndaj Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Gledis Nano, dhe Artan Lames.

Ajo thotë se kush është e përfshirë në këtë aferë duhet t’i nënshtrohet hetimit, ndërsa ka shtuar se rindërtimi nuk është në interes të qytetarëve.

Lexo më shumë  KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në veri

“Kallëzimi penal sot në SPAK është drejtuar kundër Edi Ramës, Arben Ahmetaj,I cili mban edhe postin e ministrit të rindërtimit, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Gledis Nano, Kryeinspektorit të policisë bashkiake, drejtuesit e IMT-së dhe Artan Lames. Sipas dokumentacionit që disponojmë kemi konkluduar se kjo është një aferë e pastër korruptive.  Kush ka gisht në këtë aferë t’i nënshtrohet hetimit të SPAK. E gjitha ka filluar me VKM e janarit të viti 2020 që ka në fokus rindërtimin për shkak të pasojave të tërmetit. Gjatë rrugës gjërat kanë ndryshuar me ndikim negativ në kurriz të publikut dhe duke argumentuar para SPAK se aty nuk ka ndërtimet për efekt të rindërtimit pasi asnjë banesë në zonat e 5 majit nuk është prekur nga tërmeti. Ky projekt nuk është në interes publik”, tha avokatja.

Lexo më shumë  Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *