Lajme

Shembet muri i pallatit të dëmtuar nga tërmeti i para tre viteve në Durrës, banorët jetojnë mes frikës

Një pjesë e murit të pallatit 17 97 , në lagjjen 18 ka rënë mëngjesin e sotëm duke rrezikuar kalimtarët në rrugë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për ngjarjen. Banorët thonë se kjo eshte një ngjarje e përsëritur.

Muri i pallatit të dëmtuar nga tërmeti ka aksidentuar edhe një femije 5 vjeçar para nje jave thanë banorët.

Banorët thonë se janë të detyruar të jëtojnë me rrezikun e vdekjes brënda në pallatit pasi kanë tre muaj pa marrë bonusin e qerasë.

Lexo më shumë  Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

“Ajo ka qënë e çarë. E shihnin dhe nuk e hiqte. Kun është qeveria. Ka 3 vjet. Asnjë se vretm mendjen. Këto shiritat i ka vënë policia. Shpëtuan njerëz nuk kaluan aty.  I ra një copë tulle dhe u plagos, 5 vjeç i ra tulla. Edi Rama të mos merret me qeset, por me pallatin se po vriten njerëzit.”- shprehen banorët.

Banorët thonë se bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që për cdo ditë janë të rrezikuar nga shembja e pjesëve të ndryshme të pallatit 7 katësh.

Lexo më shumë  Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thash vetëm të vërtetën që Serbia s’mund ta mohoj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *