Lajme

Shembet galeria në Martanesh 2 minator të plagosur, një ndërron jetë

Një aksident me vdekje është shënuar këtë të martë në minierën e Martaneshit, ku një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në galeri.

Mësohet se viktima, i cili ende nuk është identifikuar, bashkë me kolegë të tij, ishin duke punuar kur iu ra një masiv gurësh përsipër.

Për pasojë tre minatorë janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Këta të fundit po transportohen drejt Tiranës me helikopter, për ndihmë të specializuar në spitalin e Traumës.

Kanë qenë minatorë të tjerë që kanë informuar për shembjen e galerisë.

Grupi i hetimor dhe avari shpëtimi kanë ardhur dhe përfaqësues të firmës, kanë shkruar menjëherë në vendngjarje.

Ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorëve, ku njëri ka dalë i pajetë dhe tjetri në gjendje kritike për jetën.

“Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, informoi policia.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player