KryesoreLajme

Shembet fasada e Gjykatës së Durrësit, pllakat e mermerit bien në trotuar

Një pllakë është shkëputur nga fasada e Gjykatës së Durrësit dhe ka rënë në trotuar, pak çaste më parë, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke rrezikuar kalimtarët që lëvizin çdo ditë pranë institucionit.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por incidenti rikthen në vëmendje problematikën e fasadave të amortizuara në Durrës, që vazhdimisht krijojnë rrezik për qytetarët dhe automjetet.

Lexo më shumë  Rashiq: Vuçiqi bashkë me Radoiçiqin prapa kërcënimeve dhe shantazhit të serbëve të Kosovës

Për më tepër ky është një skandal institucional, sepse një objekt që simbolizon drejtësinë nuk mund të kthehet në burim rreziku për qytetarët.

Prej vitesh, qytetarët përballen me rrezikun e copave që shkëputen nga godinat e vjetra apo të dëmtuara, sidomos në zonat me qarkullim të lartë.

YouTube player