Lajme

Shehaj: Rama mori në kontroll pakicën e Bashës, koha për opozitë të vërtetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se Rama ka marrë nën kontroll pakicën e Bashës.

“Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë. PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!”, shkruan Shehaj.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Postimi i Shehajt

Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!

Rruga Press

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *