BotaKryesore

Shefja e KE: Rusia duhet të vërtetojë pretendimet se ka tërhequr trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainën

Presidentja e Komisionit Europian ka deklaruar se BE-ja duhet të jetë vigjilente derisa Moska të vërtetojë fjalët e saj. Ursula von der Leyen tha:

“Ne kemi dëgjuar pretendime nga Rusia për tërheqjen e trupave, por nuk kemi parë asnjë provë deri më tani të de-përshkallëzimit të situatës”.

“Përkundrazi, trupat ushtarakë janë ende aty,” theksoi von der Leyen.

Lexo më shumë  Tre të plagosur në Beograd/ Makina merr përpara protestuesit (VIDEO)

Komentet e saj, vijnë përpara takimit me kryeministrin çek Petr Fiala, të cilat i kanë bërë jehonë shqetësimeve të ngjashme nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar se Rusia po vazhdon të vendosë trupa në kufi me Ukrainën.

Presidentja e BE-së ka theksuar se ekziston ende një rrugë drejt një zgjidhjeje diplomatike me Moskën, por deri atëherë duhet të tregohemi vigjilentë.

Lexo më shumë  Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë, kërkohen më shumë lehtësira

“Ne shpresojmë për më të mirën, por jemi të përgatitur edhe për më të keqen”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *